Ambasadori i BE, Luigi Soreca, ka bërë një ftesë drejtuar qytetarëve shqiptarë mëngjesin e së dielës, ku kërkon prej tyre që të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.
Diplomati europian shprehet se vetëm duke votuar me integritet, shqiptarët mund të kujdesen për komunitetin dhe familjen e tyre.
“Më 25 prill është fuqia juaj demokratike për të hedhur votën të lirë dhe me integritet. Kjo është mënyra se si ju tregoni se kujdeseni për komunitetin, familjen dhe të ardhmen.
Kjo votë është juaja, askush nuk mund ta marrë prej jush. BE-ja qëndron përkrah Shqipërisë në ditën e zgjedhjeve. Ti vendos!”, shkruan Soreca. (A2 Televizion)