
Komisioni i Rithemelimit të PD ka reaguar pas vendimit të KQZ për mos e pranuar si pjesë të koalicionit Shtëpia e Lirisë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Nëpërmjet një deklaratë për shtyp, Floriana Garo, Drejtore e Komunikimit pranë Komisionit, thekson se njësoj si në datë 8 Janar, shqiptarët u bënë dëshmitarë se Rama po bën çdo gjë që opozitën ta përfaqësojë pengu i tij Lulzim Brava dhe ish ministrat e tij.
Sipas saj, “tashmë demokratët e kanë të qartë kush është opozita e vërtetë! Ata kanë parë qartësisht aferat e përbashkëta te pazarit Rama-Basha për portin e Durrësit dhe ndërtimet tek 5 Maji”, por nuk ka procedurë, tutor apo pazar që do e shpëtojë Lulzim Bravën nga verdikti i votës”. (A2 Televizion)