Veliaj apel numëruesve të opozitës, shpall fitoren në 2 zona të Tiranës

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 20:24 | Politikë
Veliaj apel numëruesve të opozitës, shpall fitoren në 2 zona

Drejtuesi i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj në një tjetër deklaratë për mediat, iu bëri thirrje komisionerëve të opozitës që të mos vonojnë procesin e numërimit me justifikime.

Sipas Veliaj, socialistët kanë marrë një tjetër rezultat rekord në dy njësitë e Krrabës dhe Shëngjergjit.

“Duket qartë kush ka pasur kohë të flejë dhe ata që nuk kanë fjetur. Jam i lumtur kemi punuar kryesisht në zonat rurale me numërimin. Në fakt ka një rend dhe për hapjen e kutive të votimit. Kush lider, sajon këto histori, qartasi nuk ka punuar asnjëherë tek partia e vetë. Është e caktuar për mënyrën sesi numërohen kutitë. Fitore në Dajt në Bërzhitë.

Sot kemi një super rekord me fitoren e Krrabën dhe Shëngjergjit. Kemi pasur humbje kohë me njerëz që duan të flenë gjumë. Nuk ka arsye që kjo puna e gjumit të kthehet në barcaletë dhe pas periudhës së fushatës. Mezi pres që kolegët e opozitës të mos e ndërpresin numërimin. Na duhen njerëz që të rrinë zgjuar. Nuk ka kohë për pushim. Jam i ndërgjegjshëm që sidomos në komunitete të vogla, nevoja për vëllazëri është më e madhe”, tha Veliaj (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos