
Skulptura të Felix Edmundovich Dzerzhinsky, kreu i organizatave të shërbimit sekret sovjetik, Cheka dhe OGPU, pararendëse të KGB-së. 
Fialka, një version sovjetik i makinës koduese Enigma. 
Një radiotransmetues sovjetik “Strizh”, me kufje, i ruajtur në një kuti metalike. 
Një kapsulë për fshehjen në vende intime të mikrofilmave apo informacioneve të tjera të spiunazhit. 
Një tavolinë kirurgjikale suedeze, e quajtur “Kifa”, e ekspozuar më parë në Muzeun e Spiunazhit të KGB-së në Nju-Jork. 
Një kamera e përdorur nga KGB, modeluar sipas kamerës gjermane Robot. 
Një maskë kundërgazi sovjetike, bashkë me çantën origjinale, filtrat dhe lente kundër mjegullës. 
Një koleksion arkash sovjetike për mbajtjen e materialeve 
Një koleksion me fotografi bardhezi të Che Guevara-s. 
Një bust i madh i Vladimir Ilyich Lenin, ish-udhëheqësi i Rusisë sovjetike në periudhën 1917-1924. 
Një kamera e KGB, “Zinnia”, e modifikuar për të mundësuar xhirime duke e mbajtur të fshehur nga sytë e publikut. 
Qindra relikte dhe artefakte historike nga epoka e Luftës së Ftohtë janë nxjerrë në shitje nga shtëpia e ankandeve “Julien”, me qendër në Kaliforni. Mes sendeve të çmuara është edhe një version sovjetik i makinës së kodimeve “Enigma”, të quajtur Fialka, kamera për xhirime të fshehta, transmetues radiofonikë dhe pajisje tepër të veçanta spiunazhi, me të cilat agjentët e fshehtë të atyre viteve përballeshin në të gjithë botën.
Shfletoni galerinë e mësipërme për të parë të gjitha objektet e jashtëzakonshme të epokës më të ethshme të spiunazhit botëror. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )