
ODIHR do të dërgojë në Tiranë një grup të ekspertëve të saj për të marrë të dhëna paraprake mbi zgjedhjet e 25 prillit.
Nga datat 24, deri në 25 janar, ata do të takohen më partitë politike, drejtuesit e institucioneve, shoqërinë civile dhe përfaqësues të medias, për të përcaktuar më pas llojin e misionit që do të dërgohet për të monitoruar zgjedhjet e pranverës. (A2 Televizion)