OKB bën bilancin e viktimave të luftës në Ukrainë

Nga A2 CNN
6 Prill 2022, 16:25 | Bota
OKB bën bilancin e viktimave të luftës në Ukrainë

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë me dije se të paktën 1563 civilë janë vrarë që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë.

Ndërkohë, të plagosurit janë të paktën 2213.

Sipas OKB-së, numri i saktë i viktimave “ka mundësi të jetë shumë më i lartë”.

Ndërkohë, Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës bëri me dije sot se të paktën 5 000 krime lufte të kryera nga rusët janë momentalisht subjekt i një hetimi. Sipas Irina Venediktova, përveç vrasjeve, ushtarët rusë kanë ushtruar dhunë seksuale, jo vetëm ndaj grave dhe burrave, por edhe fëmijëve dhe të moshuarve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/06/mbi-5-mije-krime-lufte-ne-ukraine-zbulohen-tmerret-ne-qytezat-e-cliruara-ruset-perdhunuan-edhe-femije/

A2 CNN Livestream

Latest Videos