Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, kanë arrestuar një 42-vjeçar në Kurbin.
Për personin e arrestuar, me inicialet B.N. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim" dhe "Armëmbajtja pa leje".
Më 29.04.2020, në Mamurras, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip "BMW", me drejtues shtetasin K. (N.). Sh. (A2 Televizion)