Heroina në portin e Durrësit, kapet personi i akuzuar si organizatori i trafikut

Nga A2 CNN
3 Qershor 2020, 15:32 | Kronikë
Heroina në portin e Durrësit, kapet personi i akuzuar si organizatori

Forcat e rendit kanë zbardhur skemën e organizmit të tentativës për trafikim të një sasie heroine të sekuestruar dy javë më parë në portin e Durrësit, duke vënë në pranga personin e akuzuar si organizatori i trafikut.

Bëhet fjalë për shtetasin Pirro Çapi, 55-vjeçar, banues në Durrës në lagjen numër 4, në rrugën Kumini. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është organizatori dhe poseduesi i sasisë prej 38 kg heroinë të ndara në 68 pako që u zbuluan në një kamion nga policia kufitare.

https://a2news.com/2020/05/18/sekuestrohet-nje-sasi-e-madhe-heroine-ne-portin-e-durresit/

Ndërkohë, policia kishte arrestuar në flagrancë drejtuesin e kamionit Dh. Z. 49 vjeç, banues në Babrru. Sektori për Narkotikët po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos