
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarje e regjistruar mëngjesin e djeshëm në lagjen nr.1 në Durrës. Burime për A2, bëjnë me dije se janë shoqëruar 2 shokët e shtetasit marokenë, jo sirian siç u raportua një ditë më parë, të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë ngjarjes dhe kanë shoqëruar 20-vjeçarin para se te ndodhte ngjarja.
Sipas deklarimeve të tyre, këqyrjes së kamerave të sigurisë së subjekteve dhe mjekësisë ligjore, rezulton se 20-vjeçari është hedhur nga kati i 3 i objektit në kushtet e depresionit. Mjekësia ligjore, në përgjigjen e saj, përcakton këtë si shkak të vdekjes.
Në deklarimet e bëra për grupin hetimor, shokët e të ndjerit kanë pohuar se kanë konsumuar edhe alkool një natë me parë dhe më pas kanë shkuar për të fjetur në objektin e braktisur, ish-hotel “Vollga” dhe 20-vjeçari duke bërtitur është vetëhedhur në prani edhe të shokëve të tij, momente të cilat i kanë fiksuar dhe kamerat e sigurisë, sipas burimeve nga grupi hetimor. (A2 Televizion)