Plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në Shkodër

Nga A2 CNN
4 Qershor 2020, 08:38 | Kronikë
Plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në Shkodër

Një person është qëlluar me armë zjarri rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i plagosur.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto”, tek ish-kryqëzimi i degës, ku pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, shtetasi V. K., 27 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Forcat e policisë kanë bërë identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij. Nuk jepen të dhëna të tjera, për shkak të hetimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos