Ora policore në rrethe, qytetarët në masë e respektojnë, policia këshillon

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2021, 10:11 | Aktualitet

Ora policore ka gjetur zbatim mbrëmjen e djeshme në të gjitha qytetet e vendit. Në orën 20:00, lokalet dhe të gjitha njësitë e tjera të shërbimit, me përjashtimi të shërbimit në shtëpi, kishin mbyllur dyert për klientët, ndërsa në rrugë shikoje kalimtarët e fundit në këmbë ose me mjetet e tyre që nxitonin për të shkuar në banesa.

Në mbrëmjen e parë të orës së re policore, forcat e rendit në shumicën e rasteve kanë këshilluar ato pak qytetarë që i kanë gjetur në shkelje të aktit normativ.

Ndërsa në Korçë, policia përveç këshillimeve nuk ka kursyer as shoqërimet e personave që nuk kanë respektuar orarin, kryesisht drejtuesit e mjeteve që kanë lëvizur pas orës 20:00.

Sipas masave të reja kundër përhapjes së infeksionit Covid-19, nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit ndalohet qarkullimi dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos