
Paralelisht me protestën e pedagogëve, kryeministri zhvilloi një aktivitet pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, nga ku komentoi në distancë kërkesat për rritje të pagave. Fjalët me të cilat etiketoi pretendimet, treguan pakënaqësinë e tij.
Rama ishte i pari që njoftoi rritjen e pagave 7% për pedagogët, të cilëve ua bëri të qartë se nëse duan më shumë, duhet të shfrytëzojnë mundësitë që ofron autonomia universitare.
Indirekt akuzoi pedagogët për informalitet me pagat, por duket se ishte i gatshëm të mbyllte një sy.
Sipas kryeministrit, pedagogët nuk janë pjesë e kategorive si mësuesit ku paguhen të gjithë njësoj dhe diferencimi në paga duhet të vijë përmes shfrytëzimit të autonomisë universitare. (A2 Televizion)