Paketa anti-shpifje, eurodeputeti suedez: Nëse kalon në formën ekzistuese rrezikon nisjen e bisedimeve për anëtarësim

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2019, 11:29 | Politikë
Paketa anti-shpifje, eurodeputeti suedez: Nëse kalon në formën

Eurodeputeti suedez David Lega, i cili është edhe anëtar i Komitetit për Çështjet e Jashtme dhe të Drejtat e Njeriut, ka reaguar përsëri në lidhje me dy ligjet që pritet të kalojnë sot në Parlament, të bashkuar në “paketën anti-shpifje”.

“Grupi i Partive Popullore Europiane dhe Parlamenti Europian besojnë fort në hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë. Sidoqoftë vendi duhet të përmbushë kriteret e Kopenhagenit, që janë bazike dhe një standard minimal për një vend kandidat”, shkruan Lega në Twitter.

https://a2news.com/2019/12/18/paketa-anti-shpifje-ne-kuvend-proteste-e-gazetareve/
https://a2news.com/2019/12/17/paketa-anti-shpifje-be-per-a2-i-bejme-thirrje-autoriteteve-te-marrin-ne-konsiderate-rekomandimet-e-osbe/

“Nëse administrata Rama miraton legjislacionin plenar në formën ekzistuese do të rrezikojë seriozisht mundësitë e nisjes së bisedimeve. Ata duhet të përmbushin rekomandimet e Komisionit Europian dhe Këshillit të Europës”.

https://twitter.com/DavidLega/status/1207232012798570497
https://twitter.com/DavidLega/status/1207232610855981057

Të martën, Kryeministri Rama tha se projekti është realizuar pas një të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vjenës. Por A2 ka mësuar se numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka depozituar në Kuvend disa amendamente që ndryshojnë draftin e miratuar mbrëmë në Komisionin e Medias. Një nga pikat më të debatuara, ku OSBE sugjeron që pagesa e gjobave nga ana e mediave të bëhet vetëm pasi të jetë shprehur gjykata, mund të jetë një nga amendamentet e dërguara në Kuvend nga Balla. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/12/17/paketa-antishpifje-osbe-kemi-punuar-me-ramen-dhe-qeverine-ligji-me-standarde-nderkombetare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos