“Pallati lundrues” ankorohet në Durrës

Nga A2 CNN
6 Tetor 2022, 10:59 | Aktualitet

Kroçera gjigante "Seven Seas Voyager" është ankoruar në Portin e Durrësit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama shkruan se kroçera ka sjellë në Shqipëri 558 turistë, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga SHBA-ja.

“Sot në Portin e Durrësit mbërritën 558 turistë të huaj me kroçierën "Seven Seas Voyager", pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga SHBA. Numri gjithnjë e në rritje i turistëve dhe gjeografia e largët e tyre janë shembulli i qartë i interesit për vendin tonë dhe e zgjatjes së sezonit turistik, ku shumë struktura hoteliere janë ende të rezervuara.

Rreth 20 autobusë turistikë janë nisur nga Durrësi në destinacionet e parashikuara, kryesisht qendra historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Tiranës dhe Durrës”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos