Emergjencë për ngrohje, Bashkia e Maliqit në krizë, mungojnë drutë e zjarrit

Nga A2 CNN
5 Tetor 2022, 16:02 | Aktualitet
Emergjencë për ngrohje, Bashkia e Maliqit në krizë,

Kryepleqtë e fshatrave të Bashkisë së Maliqit, si dhe banorë kanë protestuar përpara bashkisë për furnizimin me dru zjarri. Sipas tyre, vetëm 10% e banorëve të kësaj bashkie kanë zgjidhur problemin e furnizimit me dru zjarri dhe ato me një çmim që shkon deri në 7500 lekë metri kub.

Ata i kanë kërkuar kryetarit të bashkisë zgjidhjen e problemit pasi gjithnjë, sipas tyre, në fshatrat e Njësive Administrative Gorë e Moglicë ka gjendje të druve të zjarrit.

Kryetari i Bashkisë së Maliqit e pranon situatën e krijuar, të cilën e cilëson si të rëndë, në kushtet kur dimri në këto zona tashmë ka trokitur.

Vetëm Bashkia e Maliqit kërkon rreth 100 mijë metër kub dru zjarri për ngrohje për të gjithë banorët. Ndërkohë që vetë bashkia ka siguron vetëm 25 mijë metër kub dru nga pyjet që administron vetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos