Shqiptarët janë në “dietë”. Çmimet e larta dhe të ardhurat e pakta janë arsyet. Nëse vitin e shkuar në tryezën e shtruar të një familje gjeje mish, peshk, vezë apo fruta, vaktet sot përbëhen rëndom vetëm nga buka, qumështi e perime kryesisht të stinës.

Sipas Institutit të Statistikave, një familje shpenzonte në 2020-n çdo muaj 8 mijë e 300 lekë për të blerë mish, e përllogaritur në afërsisht 16 kilogramë, ndërsa vitin e shkuar shpenzimi ishte vetëm 5 mijë e 300 lek, apo 11 kilogramë.

Po çfarë do të thotë për një shoqëri, qytetarët e së cilës janë të privuar të konsumojnë madje edhe produktet më bazike?
Dhe nga kequshqyerja pasojat në shëndet janë të pashmangshme.
Në krahasim me një vit më parë çmimet e ushqimeve janë rritur mesatarisht me 20 për qind, apo përkthyer në para. 4 mijë e 800 lekë çka paralajmëron për kursime edhe në vijim. (A2 Televizion)