
Sot në orën 13:00 në selinë e Partisë Demokratike do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar e thirrur nga Enkelejd Alibeaj.
Fokusi i bisedimeve në këtë takim do të ndahet në dy çështje. E para pritet të diskutohet mbi procesin zgjedhor që Komisioni i rithemelimit po kryen në bazën e demokratëve me qëllim riorganizimin e strukturave.
Ka deputetë që këtë proces e cilësojnë përçarës për PD dhe duhet të ndërpritet. Pika e dytë do të jetë mbi debatet dhe përplasjet brenda kësaj partie gjatë gjashtë muajve të fundit që kur Sali Berisha u përjashtua nga Grupi Parlamentar i demokratëve. (A2 Televizion)