Pamje dramatike nga SHBA, në mes të tornados me makinë

Nga A2 CNN
26 Mars 2021, 14:54 | Kapur në kamera

Pamje dramatike janë shpërndarë nga Alabama, ku dy persona në një automjet u goditën nga një tornado. Edhe pse era arriti deri në 217 kilometra në orë, për fat të mirë, ata arritën t’i mbijetojnë këtij tmerri.

Megjithatë, si pasojë e tornados që goditi zonën, të paktën 5 persona të tjerë ndërruan jetë, ndërsa shumë shtëpi e ndërtesa të tjera mbetën të shkatërruara. Autoritetet kanë bërë të ditur se në atë zonë janë regjistruar të paktën 8 tornado gjatë ditëve të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos