Pandemia e koronavirusit, SHBA dhuron 1,2 mln dollarë për Shqipërinë

Nga A2 CNN
17 Prill 2020, 11:54 | Aktualitet
Pandemia e koronavirusit, SHBA dhuron 1,2 mln dollarë për

Edhe pse Amerika është një nga shtetet më të goditura nga pandemia e koronavirusit, sërish SHBA-ja vijon të ndihmojë shtetet në nevojë në këtë krizë të thellë globale.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një listë me vendet që do të marrin ndihma dhe mes tyre është edhe Shqipëria, e cila do të përfitojë 1,2 milionë dollarë.

Në deklaratën e DASH thuhet se kjo ndihmë për Shqipërinë do të shkojë për përgatitjen e sistemeve laboratorike, për gjurmimin e rasteve, mbështetje për ekspertët teknikë.

Në deklaratë theksohet se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një ndihmë prej 693 milionë dollarë në 20 vite për Shqipërinë, nga të cilat 51,8 milionë ndihmë shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos