Tirana shkëputet me 9 pikë, Kukësi dhe Partizani “fundosin” shpresat e tyre në Superiore

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 20:26 | Futboll
Tirana shkëputet me 9 pikë, Kukësi dhe Partizani

Tirana tani vërtetë mund të fillojë të ëndërrojë. Dy rivalet e saj kryesore, Kukësi dhe Partizani, me humbjet e sotme me Skënderbeun dhe Vllazninë në transfertë pothuajse abdikojnë nga lufta për titull, duke u larguar me të paktën 9 pikë nga ekipi i Egbo.

Ndeshje e bukur ajo e korçarëve dhe kuksianëve, me Skëndërbeun që trondit miqtë me një perlë të Bregut në të 24-ën, e replikuar nga goli i Bruno Ditës dhjetë minuta më vonë.

Kukësi përgjigjet me një tjetër realizim të bukur të Valon Ethemit (40’) dhe më pas ndalet nga traversa e goditur nga Abazaj si dhe nga Enea Koliçi.

Skënderbeu shpërdoron raste të shumta por merr tre pikë të rëndësishme, ashtu si Vllaznia, që fundos pothuajse shpresat e kampionëve të Partizanit për t’ u përsëritur.

Shkodranëve i mjaftoi një penallti e diskutuar për një faull me dorë të Hakajt, dhe e realizuar nga Gilman Lika. Ekipi i Sormanit pati raste të shumta, të shpërdoruara nga sulmuesit, në veçanti Bardhi dhe Brown.

Tashmë Partizani ndodhet në vendin e gjashtë, dhe duhet të shohë më shumë mbrapa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos