Papa i thotë “jo” dërgimit të priftërinjve të martuar në Amazonë

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2020, 15:54 | Bota
Papa i thotë “jo” dërgimit të priftërinjve

Papa Françesku nuk pranon dërgimin e burrave të martuar si priftërinj në rajonin e Amazonës. Kjo masë ishte propozuar për të adresuar mungesën e priftërinjve katolikë.

Peshkopët mbështetën propozimin vitin e kaluar, por që vendimi të hynte në fuqi duhej dhe aprovimi i Papës. Priftërinjve u kërkohet që tu binden rregullit të beqarisë, sepse konsiderohet devotshmëri ndaj Zotit. Papa Françesku kundërshtoi propozimin pasi e shikonte si zgjidhje të pjesshme dhe jo të përhershme të problemit.

Për shkak të mungesës së priftërinjve, mbi 85% e fshatrave në Amazonë nuk janë në gjendje të kremtojnë meshën e së dielës çdo javë. Disa prej tyre vizitohen nga një prift vetëm një herë në vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos