All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Papa në qytetin e Nënë Terezës

Nga A2 CNN
25 Prill 2019, 13:22 | Ballkani
Papa në qytetin e Nënë Terezës
All - Paragraf - 1

Më 7 maj, Papa Françesku do të vizitojë për herë të parë Maqedoninë e Veriut. Qeveria e Shkupit po përgatitet në detaje për këtë zhvillim të rëndësishëm duke organizuar 15 mijë vende në sheshin e Shkupit, ku kreu i Kishës Katolike do të mbajë meshën e shenjtë.

Kryeministri Zoran Zaev, e konsideroi një nder të madh këtë vizitë të njërit prej drejtuesve më të rëndësishëm botërorë e shpirtëror që paraqet frymëzim për miliona besimtarë dhe qytetarë të vullnetit të mirë. “Papa Françesku zgjodhi të vizitojë kishën katolike dhe popullin e Maqedonisë së Veriut dhe në këtë mënyrë të tregojë afërsinë e tij personale dhe simpatitë e forta të Vatikanit për vendin tonë. Ardhja e tij në qytetin e lindjes së Nënës Terezës, e cila u shndërrua në vetëdijen morale të botës, ka një simbolikë dhe mesazh për pajtim dhe solidaritet”, tha Zaev.

All - Paragraf - 3

Për këtë ngjarje të madhe, autoritetet maqedonase kanë ndërmarrë masa të mëdha sigurie, të cilat nuk janë parë deri më tani në Shkup. Organizatorët i bënë thirrje të gjithë besimtarëve nga vendet fqinje që të udhëtojnë për në Shkup e të bëhen pjesë e vizitës së Papa Françeskut.

Ndërkaq mediat kanë treguar interes tepër të lartë për këtë ngjarje: 400 gazetarë kanë kërkuar të akreditohen, prej të cilëve 200 janë të huaj. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos