Mbytet një pushues në plazhin e Durrësit

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 13:48 | Aktualitet
Mbytet një pushues në plazhin e Durrësit

Një tjetër pushues është mbytur në plazhin e Durrësit. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe identiteti i viktimës është ende i paqartë.

“Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur”, bën të ditur policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos