
Dita e sotme do të karakterizohet nga kthjellime e reshje të pakta në jug dhe qendër dhe reshje deri mesatare në veri.
Moti përkeqësohet vonë pasdite kur reshjet fuqizohen në veri, ndërsa nga mbrëmja deri mëngjesin e së enjtes priten rrebeshe afatgjata në të gjithë vendin.
Temperaturat ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 2 vlera minimale gjatë mëngjesit, deri maksimalisht 15 gradë gjatë mesditës në disa qytete të jugut.
Era do të forcohet njëkohësisht me fuqizimin e reshjeve dhe do të jetë më intensive gjatë stuhive të natës. (A2 Televizion)