
Gjatë gjithë ditës, jugu mbetet me vranësira të shpeshta dhe momente me shi të papërfillshëm në skajet jugperëndim-juglindje, por kthjellime të shumta dhe vranësira kalimtare do të ketë veriu dhe pjesa më e madhe e zonave qendrore.
Temperaturat e ajrit nuk ndryshojnë në mëngjes duke ruajtur minimumin prej 3-4°C, por mesdita vijon me rritje të lehtë duke shënuar lehtësisht mbi 23°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det nga drejtimi lindor dhe juglindor, ndërsa në brigjet detare dallgëzimi mbetet 2-3 ballë. (A2 Televizion)