Parashikimi i motit: 16 qershor 2021

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 07:23 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 16 qershor 2021

Vijon pjesa e parë e ditës me kthjellime dhe një rritje të lehtë të vlerave termike ku minimumi në rang vendi ka shënuar 8°C në zonat e thella të Korçës. Ndërsa mesdita sjell rritje me 2-3°C të temperaturave në të gjithë vendin duke ngjitur termometrin maksimal në 30°C në Shkodër, Elbasan dhe Berat.

Po ashtu, në mesditë shfaqen vranësira kalimtare në veri dhe zonat qendrore duke rrezikuar nga shira afatshkurtër skajin verior dhe shtrirjen nga Peshkopia në  Librazhd; mbrëmja vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në tokë, por kryesisht mesatare në det nga drejtimi verior duke ulur dallgëzimin në 2-3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos