
Mot i kthjellët në bregdet dhe zonat perëndimore gjatë gjithë ditës, ndërsa kthjellime e vranësira kalimtare në veri dhe juglindje, por pa reshje.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit, por rritje me të paktën 2°C sjell mesdita në të gjithë vendin, duke ngjitur vlerat maksimale në 32°C për zonat malore dhe mbi 36°C në zonat perëndimore.
Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites dhe mbrëmjes nga drejtimi veriperëndimor, por nga mesdita deri pasdite pritet forcim i erës në zonat perëndimore, duke krijuar në brigjet detare një dallgëzim të përkohshëm prej 3 ballë. (A2 Televizion)