Pas rekomandimeve të ONM, Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për Elizabeta Imeraj

Nga A2 CNN
5 Korrik 2021, 22:53 | Aktualitet
Pas rekomandimeve të ONM, Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK

Komisioneri Publik ankimoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmoi në detyrë drejtuesen e prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e KPK në vlerësim edhe të rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit konstatoi se  Elizabeta Imeraj, nuk i plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të ndryshojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Elizabeta Imeraj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos