
Kanë mbërritur në Rinas mbrëmjen e së hënës mbi 16,380 doza të vaksinës Pfizer.
Kjo sasi është nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si dhe pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian, të siguruara nga qeveria austriake.
Deri tani, 1,120,070 vaksina anticovid kanë mbërritur në Shqipëri, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
Ta pranishëm në Rinas ishin ministrja Manastirliu e shoqëruar nga ambasadori Luigi Soreca dhe ambasadori i Austrisë Christian Steiner. (A2 Televizion)