
Kthjellime dhe alternime vranësirash do të mbizotërojnë motin e kësaj të diele në Shqipëri deri në mbrëmje kur vranësirat fuqizohen, duke sjelle reshje të pakta fillimisht në veri dhe gradualisht gjatë natës reshjet përfshijnë të gjithë vendin, ndërsa bëhen intensive në zonat veriore.
Temperaturat rriten gjatë mëngjesit duke shënuar jo me poshtë se 4 gradë Celcius, por rritja më e ndjeshme do të shënohet gjatë mesditës kur maksimumi në rang vendi ngjitet në 22 gradë në Fier, Kuçovë dhe Berat.
Era gjatë së dielës do të fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det dhe brigjet detare ku shpejtësia e saj do te arrijë deri 80 km/h, kryesisht në hapësirat detare të Jonit duke krijuar dallgëzim mbi 6 ballë në det të hapur, edhe në brigjet detare dallgët do të forcohen në 4-5 ballë. Era do të dobësohet vetëm në orët e para të së hënës. (A2 Televizion)