Sokol Bregu: Dy gjërat që më shqetësojnë nga operacioni “Shpirti”

Nga A2 CNN
5 Korrik 2021, 21:43 | Aktualitet
Sokol Bregu: Dy gjërat që më shqetësojnë nga operacioni

Sokol Bregu, gazetar i kronikës së zezë tregoi në “Absolut 4”, cilat janë dy gjërat që e shqetësojnë nga operacioni “Shpirti”.

Sipas tij, gjyqtarët shqiptarë nuk kanë ditur asnjëherë të menaxhojnë kaq shumë të pandehur në një proces të vetëm gjyqësor. Po ashtu, Bregu ngriti shqetësimin që akuzat shkojnë direkt te kryeministri Edi Rama, ndërsa dënime ndaj elementëve kyç si prokurorë apo drejtorë policie anashkalohen.

“Unë jam i shqetësuar nga operacioni i fundit për dy gjëra. E para sepse nuk kam parë kurrë më parë, të përfundojë një proces gjyqësor të përfunfojë kur të pandehurit janë më shumë se 4, jo kaq shumë sa janë në këtë moment. Janë po këta prokurorë që kanë qenë më parë edhe në prokuroritë e rretheve, te krimet e rënda, në SPAK.

Nuk kanë patur ndonjëherë ndonjë rezultat të kënaqshëm kur ka shumë të proceduar penalisht. Mund ti referohemi të fundit fare “Volvos”, u arrestuan shumë vetë. Në fund fare nuk morëm vesh asnjë gjë çfarë u bë me këtë. Po të shkojmë akoma më në kohë është Gërdeci. Me aq shumë të pandehur, kemi dy të dënuar. Gjyqtarët shqiptarë nuk kanë ditur asnjëherë të menaxhojnë kaq shumë të pandehur në një proces të vetëm gjyqësor, ose hetim të prokurorisë.

E dyta, kjo është pak më shqetësuese, është historia sesi ne nuk kënaqemi dhe nuk i lëmë gjërat që të ecin sipas rrjedhës. Çfarë duam më?

Kemi një drejtor policie, i cili duhet të mbikëqyrte trafikun e drogës, një drejtues vendor, një prokuror, një shef policie tjetër në Fier, çfarë kërkojmë më nga një strukturë? Për ta ulur dh për të kërkuar dënimin ndaj këtyrë personave. Jo, steka shkon direkt dhe të gjithë akuzojnë kryeministrin Edi Rama. Në këtë mes, ashtu si edhe në histori të tjera, kur akuzat bëhen personale ndaj kryeministrit, çdo gjë shuhet. Jam 100% i bindur, që ata që kanë pushtet në këtë histori do t’ia hedhin paq. Media ose shoqëria në tërësi, të gjithë sot kërkojnë rihapjen e dosjes së Tahirit ose të çojnë si të pandehur kryeministrin.

Askush nuk kërkon, ky prokurori pse kaloi në arrest shtëpie se u kap në flagrancë, ky drejtori, i cili është strumbullari pse kaloi në arrest shtëpie. Nga arrest shtëpie do kalojë në detyrim paraqitje. Në fund fare do kemi një burgim në kohën e paraburgimit. Nuk do kemi një burgim real.”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos