Roma në shesh për të pritur Lukakun

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 18:57 | Futboll

Entuziazmi i tifozëve të Romës ka arritur kulmin. Nuk mund të krahasohet me mbërritjen e Mourinhos, 2 vite më parë, por më shumë se 5000 kryeqytetas kishin mbushur aeroportin e Ciampino, për të pritur sulmuesin belg Lukaku.

Për të marrë futbollistin në Bruksel kishin shkuar vetë drejtori Tiago Pinto dhe presidenti i klubit, Dan Friedkin, i cili gjithashtu drejtoi dhe avionin privat në Romë.

Mania Lukaku tashmë ka shtuar ëndrrat te tifozët verdhekuq, të cilët i kanë dedikuar dhe pikturën e parë në rrugët e kryeqytetit.

Romelo Lukaku do të kryejë menjëherë vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën, për të cilën u arrit marrëveshja me Chelsea në formë huazimi për një vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos