Ankesa e banorëve të Piskovës: Po na e kthejnë fshatin në vendgrumbullim mbetjesh

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2021, 14:31 | Aktualitet
Ankesa e banorëve të Piskovës: Po na e kthejnë fshatin

Banorët e fshatit Piskovë në Bashkinë e Përmetit, kundërshtojnë venddepozitimin e mbeturinave urbane në territorin e fshatit të tyre. Ky territor është pjesë e parkut natyror të Bredh Hotovës.

Por kërkesat e banorëve të Piskovës duket se nuk janë marrë parasysh nga pushteti lokal dhe për këtë arsye, ato janë mbledhur në qendër të fshatit për të tërhequr vëmendjen për problematikën që i shqetëson.

“Kërkojnë të na sjellin plehrat e të gjithë bashkive, mbi ujin e pijshëm. Pse të hidhen aty, apo sepse jemi një fshat i vogël. Do të kthehemi në grevë, të duket edhe deputetja e zonës”, thonë banorët.

Kryeplaku i fshatit i ka bërë thirrje autoriteteve vendore që të ndërhyjnë në kohë, pasi mbetjet dëmtojnë edhe burimet që fshati përdor për ujin e pijshëm, për bagëtitë dhe për vaditje. Ndërsa ka konfirmuar edhe rezistencën e banorëve për të mos lejuar që fshati i tyre të kthehet në një vendgrumbullimi të mbetjeve urbane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos