Qarkullimi rrugor në Kukës, Bashkia dhe Policia i drejtojnë gishtin njëra-tjetrës

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2021, 13:16 | Aktualitet

Sikur të mos mjaftojë fakti që Kukësi është ndër bashkitë më të varfra në vend, në këtë qytet ka problematikë edhe me qarkullimin rrugor.

Qytetarët ankohen se mjetet nuk respektojnë këmbësorët, ecin me shpejtësi tej normave të lejuara, në shumë vende mungojnë vizat e bardha dhe sinjalisitika.

Të gjitha këto shqetësime, ka qenë vetë kryetari i bashkisë Safet Gjici që i ka parashtruar në Këshillin vendor të sigurisë publike. “Kemi ankesa të vazhdueshme, për shpejtësinë marramendëse brenda qytetit, ku kemi pasur edhe aksidente”, thotë kryebashkiaku Safet Gjici.

Drejtori i DVP Kukës, Edmond Sulaj

Por për drejtorin e policisë së qarkut të Kukësit, këto problematika ndikohen edhe nga faktorë që nuk varen nga puna e policisë.

 “Mungesa e planit rregullues të trafikut, e sinjalistikës, e vendparkimeve, mungesa e trotuareve”, radhit drejtori i DVP Kukës, Edmond Sulaj.

Në këtë situatë, kur si bashkia ashtu dhe policia kanë kusuret e tyre në situatën e qarkullimit, për përfaqësuesin e biznesit, policia duhet të ndryshojë prioritet në vendosjen e gjobave, duke ndëshkuar më së shumti ato që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve në rrugë dhe të mos kapen me shkelje të vogla për të plotësuar numrin e gjobave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos