Vlorë, dyndje në banka. Ndërhyn policia për respektimin e distancës

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 16:27 | Sociale
Vlorë, dyndje në banka. Ndërhyn policia për respektimin e

Rihapja e sporteleve të bankave pas 3 ditësh të mbyllura në fundjavë dhe të hënën për shkak të pushimit të Pashkëve, u shoqërua me radhë në filialet e qytetit të Vlorës.

Mëngjesin e së martës, shumë qytetarë u panë të dyndeshin para dyerve të bankave të nivelit të dytë. Kërkesa e shtuar për tërheqjen e pensioneve, pagave të luftës dhe ndihmës ekonomike shpesh është shoqëruar me mosrespektimin e radhës dhe distancës së sigurisë mes njëri-tjetrit.

Kjo ka bërë të detyrueshme ndërhyrjen e forcave të policisë para sporteleve bankare me qëllim që qytetarët të mos qëndronin pranë njëri-tjetrit.

Me hyrjen në fuqi të fashës së re të orareve për qarkullimin e qytetarëve, në Vlorë është vënë re një përqendrim më i reduktuar në rrugët e qytetit, por nuk kanë munguar masat administrative.

Janë vendosur 36 gjoba për këmbësorët që nuk kanë respektuar aktet normative të qeverisë, duke mos aplikuar për lejen ditore që tashmë është 90-minutëshe. Gjithashtu, forcat e rendit në Vlorë kanë bllokuar 5 automjete që qarkullonin pa autorizimin e posaçëm.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos