Pasojat e tërmetit, propozimi i Macron: Konferencë ndërkombëtare për Shqipërinë

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2019, 13:24 | Aktualitet
Pasojat e tërmetit, propozimi i Macron: Konferencë

Presidenti francez propozoi të mërkurën organizimin e një konference ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë të përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues të muajit nëntor.

“Na duhet një konferencë soldiariteti për Shqipërinë’, tha kreu i Elizesë pas samitit të NATO-s në Watford.

Sipas tij, konferenca që do të organizohej nga Franca do të ndihmonte në mobilizimin e partnerëve publikë dhe privatë për të organizuar rindërtimin pas tërmetit me magnitudë 6.4, i cili la mijëra vetë pastrehë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos