
Ngelja e automjeteve në procesin e kolaudimit si pasojë edhe të çlirimit të lartë ta gazrave, për ekspertët nuk është një situatë e renë vendin tonë.
Vjetërsia e automjeteve, cilësia e karburantit si dhe mbingarkesa në rrugë, janë shkaktarët kryesor të ndotjes së lartë mjedisore.
Transporti Publik zë edhe vendin e parë të ndotjes mjedisore. Tonelatat e gazrave që lëshohen në ambjent janë tejet të larta nga normat e parashikuara të BE. 3.3 milionë tonë gazra vetëm nga transporti. Për shoferët, mirëmbajtja e mjeteve po bëhet e vështirëpër shkak të gjendjes ekonomike.
Mungesa e mirëmbajtjes së mjeteve po shihet çdo ditë e më tepër edhe si burim aksidentesh, pasi shpesh herë sistemet e frenimit dhe ato të drejtimit nuk i përgjigjën në kohë shoferëve. (A2 Televizion)