Sondazhi me investitorët gjermanë, Shqipëria, më pak e pëlqyer në rajon për investime

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 19:37 | Ekonomi
Sondazhi me investitorët gjermanë, Shqipëria, më pak e

Investitorët gjermanë janë të pakënaqur në Shqipëri. Kjo ka rezultuar në një sondazh me kompanitë gjermane që kanë investuar në Ballkanin Perëndimor i zhvilluar nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, në bashkëpunim me partnerë lokalë.

“Sipas sondazhit, 33% e të anketuarve u shprehën se janë të pakënaqur me përvojën e përgjithshme të të punuarit në Shqipëri, përkundrejt vetëm 8% në Maqedoninë e Veriut, 11% në Serbi dhe 20% në Bosnjë – Hercegovinë”.

Sondazhi evidenton probleme lidhur paqëndrueshmërinë, qeverisjen dhe institucionet e dobëta. Shqipëria dhe Bosnjë – Hercegovina renditen si dy vendet ku investitorët janë më pak të kënaqur, ndërsa Maqedonia e Veriut rezulton shteti me vlerësimet më të larta nga investitorët gjermanë. Ish-drejtori i Agjencisë për Nxitjen e Investimeve të Huaja, Gent Beqiri argumenton se burokracitë janë një ndër faktorët që përkeqësojnë klimën e të bërit biznes në vendin tonë.

https://a2news.com/2021/05/25/pastrimi-i-parave-moneyval-shqiperia-nuk-ka-permiresim-te-dukshem/

Sondazhi i Institutit të Vjenës vlerëson se 15 vitet e fundit, strategjia e Ballkanit për tërheqjen e investitorëve të huaj u bazua kryesisht në kosto të ulët dhe disponueshmërinë e një force të lirë pune, taksa të ulëta dhe incentiva për investitorët. Pas pandemisë së Covid-19 nevojitet që kjo qasje të ndryshojë. Ekspertët vlerësojnë se për të rritur atraktivitin e rajonit si destinacion investimi, duhet një strategji që shikon përtej fuqisë së lirë punëtore dhe taksave të ulëta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/25/pastrimi-parave-cfare-ndodhi-me-memorandumin-e-bashkepunimit-mes-3-institucioneve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos