1513 – Vasco Núñez de Balboa arrin në oqeanin, që më vonë do të njihet si Oqeani Paqësor. 1912 – U themelua “Columbia University Graduate School of Journalism” në New York City, New York. 1944 – Lindi aktori Michael Douglas. Ai ka fituar mjaft çmime, si: dy Academy Awards dhe pesë Golden Globe Awards. Përveç karrierës së tij artistike, ai njihet edhe për kontributin e tij humanitar dhe social. 1962 – Algjeria formalisht shpall pavarësinë, Ferhat Abbas zgjidhet president. 1968 – Lindi Will Smith, aktor Amerikan, regjisor, reper, dhe kompozitor. Ai e ka shijuar suksesin në televizion, filma dhe muzika. Në prill të 2007, “Newsweek” e quajti atë "Aktori më i fuqishëm në Hollywood". Smith është nominuar për katër “Golden Globe Awards”, dy “Academy Awards” dhe ka fituar katër “Grammy Awards”. 1969 – Lindi në të njëjtën datë me bashkëshortin e saj Michael Douglas, aktorja amerikane Catherine Zeta-Jones, e cila suksesin ndërkombëtar e njohu me filmin e Steven Spielberg “Maska e Zorros”, në krah të Antonio Banderas e Anthony Hopkins. 1976 – Themelohet grupi irlandez i rokut “U2”. Nga fillimi i viteve '80, ata u bënë një nga grupet më të famshëm të botës. U2 kanë shitur më shumë se 140 milionë albume në tërë botën dhe kanë fituar 22 Grammy Awards, më shumë se çdo grup tjetër. Gjatë karrierës së tyre, anëtarët e grupit kanë zhvilluar fushata për “Të Drejtat e Njeriut” dhe drejtësi shoqërore, duke përfshirë pjesëmarrjen në Amnesty International dhe organizata të tjera. 2005 – Formula 1: piloti spanjoll Fernando Alonso bëhet FIA kampioni më i ri Botëror në Formula 1.
Kalendari historik, 25 shtator. (A2 Televizion)