Ahmetaj pranon njohjen me Klodian Zoton, por mohon lidhjet me biznesin

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 22:07 | Politikë
Ahmetaj pranon njohjen me Klodian Zoton, por mohon lidhjet me biznesin

“Nuk e kam as gjak dhe as lidhje familjare dhe as lidhje krushqie, as partner biznesi, as kemi qenë ndonjëherë në të njëjtën punë. Zoton e kam të njohur në distancë”. Këtë përgjigje dha në komisionin hetimor për inceneratorët, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, duke mos e mohuar njohjen me Klodian Zoton.

Ahmetaj pranoi që njeh 95% të biznesit shqiptar, por theksoi se me ta nuk ka lidhje biznesi, por vetëm marrëdhënie private.

https://a2news.com/2022/02/21/inceneratoret-subashi-ne-komision-veper-e-madhe-per-fieraket-me-zoton-kam-komunikuar-2-3-here-per-ceshtje-teknike/

“Në dijeninë time asnjë kontakt pune edhe me ata që mund t’i njoh si emra. Kam bërë udhëtime pa fund me shumë miq dhe shumë shokë. Me vjen keq, por ky nuk është objekt i këtij komisioni. Objekt i këtij komisioni është procedurat. Pyetjet tuaja duhet të jenë kë nuk njoh. Njoh 95% të biznesit shqiptar. Kam që 21 vjeç… Loran tek “CH”, duhet ta kem ekstraktin”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/21/balluku-vjedhja-430-milione-euro-si-historia-e-2-mije-karrigeve-per-5-mije-delegate-tabaku-me-kete-7x742-shkoi-njeri-ne-burg/

A2 CNN Livestream

Latest Videos