Partia Demokratike doli në mbrojtje të naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit, të cilët, sipas saj, ende nuk kanë marrë pagat e premtuara nga qeveria.
Por, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, reagoi pas këtyre akuzave të opozitës se 800 naftëtarë të Ballshit nuk kanë marrë pagat.
“Naftëtarët e Ballshit përfitojnë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh. Vendimi i Qeverisë, i marrë më datë 23 prill 2020 dhe botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, është mëse i qartë dhe nuk ka asnjë vend për dyshime e as për abuzime politike”, shkruan Balluku në rrjetet sociale. (A2 Televizion)
