Raportimi në kuvend, institucionet e pavarura japin dhe kërkojnë “llogari”

Nga A2 CNN
7 Maj 2020, 16:01 | Politikë
Raportimi në kuvend, institucionet e pavarura japin dhe kërkojnë

Institucionet e pavarura janë kritikuar hapur nga kreu i kuvendit për neglizhencë në zbatimin e rekomandimeve. Gramoz Ruçi, përmes mbledhjes online në kushtet e pandemisë së Covid-19, kërkoi që organigrama e punonjësve të miratuar të jetë funksionale dhe të lënë mënjanë ankesat.

Pakënaqësi kishte dhe në kampin tjetër. Për kryeprokurorin Olsian Çelaj, ka ende një ngërç me mungesën e një databaze të plotë statistikore ndërinstitucionale.

Përveçse dhanë, krerët e institucioneve të pavarura të zgjedhura nga kuvendi, edhe kane kërkuar llogari. Kreu i KLP, Genti Ibrahimi, kërkoi që kuvendi të çojë sa më parë në xhepat e prokurorëve pagat e premtuara.

Nga ana tjetër, Avokati i Popullit solli dy anët e medaljes mbi institucionet që përmbushin rekomandimet në formën e duhur. Nga statistikat e kuvendit, nga 223 rekomandime janë realizuar plotësisht 109, janë në proces zbatimi 94, janë realizuar pjesërisht 9, ndërsa 20 rekomandime janë ende të parealizuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos