Shqiptarët protagonistë në Turqi, Cikalleshi shënon golin e 10-të

Nga A2 CNN
3 Prill 2022, 16:15 | Futboll

Një e dielë në shenjën e shqiptarëve, kjo e sotmja në Superligën turke, aty ku Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi dhe Zymer Bytyqi janë protagonistët e fitores që maturoi për Konyasportin.

Ekipi që renditet në vendin e dytë në klasifikim, mbrapa vetëm Trabzonsporit tashmë të pakapshëm, fitoi 3-1 me Goztepen modest, ekip që po rrezikon rënien nga kategoria.

https://twitter.com/AlbaniaFooty/status/1510605912125415431?cxt=HHwWjoC5vdqE4PYpAAAA
Goli i Sokol Cikalleshit

Akulli u thye nga Cikalleshi me anë të një aksioni personal, në minutën e 6-të, duke thjeshtësuar ndeshjen për ekipin vendas që trefishoi me kosovarin Bytyqi.

Goli i Endri Çekiçit

Sokol Cikalleshi arrin me golin e sotëm një statistike të rëndësishme, duke kapur dyshifrorin.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos