Real kthehet te fitorja falë 3 penalltive

Nga A2 CNN
2 Prill 2022, 20:25 | Futboll
Real kthehet te fitorja falë 3 penalltive

Real Madrid harroi disfatën e rëndë në “Klasiken” ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-0, dhe kthehet të fitojë në kampionatin spanjoll.

Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti mposhti 2-1 Celta Vigon në transfertë, por për të bërë këtë iu deshën plot 3 penallti, me Karim Benzema që shndërroi në gol dy prej tyre.

Goli i vetëm për vendasit u shënua nga Nolito.

Me këtë fitore, Real konsolidon vendin e parë të renditjes, pasi tashmë kryeson i shkëputur 12 pikë nga vendi i dytë, që mbahet nga Sevilla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos