Spezia ndëshkon në fund Venezian, Manaj protagonist i golit të fitores

Nga A2 CNN
2 Prill 2022, 18:38 | Futboll

Spezia e Rey Manajt ka arritur një fitore shumë të vlefshme ndaj Venezias, vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes.

Sulmuesi i kombëtares sonë, i cili e nisi ndeshjen nga stoli, u aktivizua në minutën e 67 dhe në minutën e katërt shtesë, në aksionin e fundit të takimit, Manaj goditi bukur brenda zonës, me portierin e Venezias që bëri mrekulli duke grushtuar topin, që përfundoi në këmbët e Gyasi, i cili e shtyu në rrjetë.

Me këtë fitore, Spezia ngjitet në vendin e 14, me 32 pikë, 10 më shumë sesa Venezia e vendit të parafundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos