All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Përçahet grupi demokrat, Valteri tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e Rudina Hajdarit

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 19:59 | Politikë
All - Paragraf - 1

Pasi deklaruan ndryshimin e kryetarit të grupit dhe reagimit të Rudina Hajdarit për të kundërtën, bëhet publike dhe shkresa zyrtare që deputetët demokratë i kanë drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në letrën që mban firmën e deputetëve demokratë i bëhet me dije kryeparlamentarit Ruçi ndryshimet në drejtimin e grupit, i cili nuk do të kryesohet më nga Rudina Hajdari, por nga Korab Lita.

All - Paragraf - 3

Shkresa e dërguar në 11 tetor në sekretarinë e Kuvendit renditet dhe ndryshimet e tjera në këtë grup parlamentar.

Mes firmëtarëve të kësaj kërkesë është edhe deputeti Halit Valteri, i cili disa orë më vonë nisi një tjetër letër drejtuar kreu të Kuvendit, ku i bën me dije se tërhiqet nga firma për largimin e Rudina Hajdarit. Valteri paralajmëron zhbërjen e grupit demokrat nëse merret parasysh vendosja e Korab Litës si kryetar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/14/deputetet-e-tjere-opozitare-lajmeruan-shkarkimin-rudina-hajdari-e-mohon/
https://a2news.com/2019/10/14/grupi-demokrat-largon-rudina-hajdarin-si-kryetare/#utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos