All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Përfaqësuesit e transportit në A2 Business Week: Pa u përmbushur kërkesat nuk rinisim punën

Nga A2 CNN
24 Qershor 2020, 20:33 | Aktualitet
Përfaqësuesit e transportit në A2 Business Week: Pa u
All - Paragraf - 1

Transporti është një ndër sektorët më të goditur nga kriza e Covid-19. Situata e vështirë, në të cilën ndodhen operatorët dhe kërkesat e tyre ekonomike kanë mbajtur peng nisjen e këtij shërbimi, aq shumë të pritur nga qytetarët.

Teksa Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se shërbimi i transportit publik duhet të niste këtë të mërkurë, kjo nuk ka ndodhur, me përjashtim të disa linjave në transportit ndërqytetës.

All - Paragraf - 3

Për të diskutuar për këtë çështje tejet delikate ishin të ftuar në A2 Business Week, Rixhin Qosja, kryetar i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ervin Shijaku, përfaqësues i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas.

Qosja u shpreh se situata është shumë dramatike për këtë sektor. “Kemi që prej datës 11 mars të mbyllur, në kolaps ekonomik. Humbjet llogariten rreth 3 milionë në muaj. Në disa qytete kanë nisur linjat interurbane, të cilat ose nuk e kanë lexuar protokollin e sigurisë ose nuk e kanë kuptuar. Ky protokoll e bën të pamundur financiarisht si edhe ligjërisht për të filluar operimin”, u shpreh Rixhin Qosja.

I të njëjtit mendim ishte edhe Ervin Shijaku, përfaqësues i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas. “Është e pamundur të ofrohet shërbimi me atë protokoll që ka dalë. Kostot nuk përballohen. Sipas protokollit, në autobus duhet të kesh vetëm 50% të kapacitetit sepse personat duhet të ulen diagonalisht. Kjo bën që kosto të rritet me 50%. Në bazë të protokollit, çdo operator duhet të dezinfektojë autobusin pas çdo rruge. Por kostoja 55 mijë lekë është e pamundur”.

All - Paragraf - 6

Qosja flet për kërkesat e tyre. “Ne kemi bërë një kërkesë me 4 pika shumë të qarta. E para është heqja e akcizës së naftës. E dyta, zerimi i TVSH-së për këtë vit që jemi dhe rikthimi i saj në nivelin 6 për qind. E treta, rimbursimi i kapacitetit të munguar. Ne kërkojmë nga qeveria respektimin e një ligji të cilin ajo e ka miratuar vetë, por si e tillë nuk ka nxjerrë aktet nënligjore. Është rimbursimi i kategorive që e rifitojnë transportin falas”.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban shprehet i vendosur se nëse kërkesat nuk plotësohen nuk rinis puna. “Në rast se këto kërkesa nuk do të plotësohen, atëherë ne jemi të paaftë financiarisht për të filluar punën”, u shpreh A2 Business Week Rixhin Qosja. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos