Përfundime shqetësuese nga raporti për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 08:47 | Aktualitet
Përfundime shqetësuese nga raporti për vlerësimin

Raporti ndërkombëtar vjetor “Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve” i njohur ndryshe si raporti i PISA që mat dhe vlerëson aftësitë e 15-vjeçarëve në lexim, matematikë dhe shkencë, e renditi vendin tonë për 2019 nën nivelin mesatar të dijeve.

Ndër 79 vende të botës, Shqipëria renditet në vend të 61-të, nën nivelin mesatar në matematikë, lexim dhe në shkencë duke lënë pas vetëm vende si Maqedonia, Kosova dhe Algjeria.

Në lidhje me këtë raport aspak premtues nuk ka pasur një deklaratë nga Ministria e Arsimit meqë të gjitha strukturat ishin të angazhuara me pasojat e tërmetit. Një gjë e tillë do të bëhet sot në orën 16:00 në ambientet e Kryeministrisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos