Përgatitjet për zgjedhje, Celibashi: Askush të mos vërë në provë forcën e ligjit

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 11:27 | Politikë
Përgatitjet për zgjedhje, Celibashi: Askush të mos vërë

Komisioneri Zgjedhor Shtetëror, Ilirjan Celibashi doli në një konferencë për shtyp ku prezantoi përgatitjet e deritanishme të KQZ-së për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 25 prillit.

Ne kemi përfunduar dhe kemi të magazinuara fletët e votimit të disa qarqeve. Sot rreth drekës mbërrijnë dhe fletët e votimit të qarqeve të tjera. I kemi fletët e votimit në magazinën e KQZ 2 ditë më herët pritshmërive. Kjo ndarje është bërë që në shtypshkronjë. Kemi siguruar kamerat e vëzhgimit për të 5199 QV. Janë shpërndarë në KZAZ dhe më pas në çdo qendër. Kemi në proces rekrutimin e operatorëve që do të përdorin pajisjen e identifikimit elektronik. Numri i aplikimeve është rreth 13 mijë. Ka ende Bashki ku ky numër nuk është i plotë. Personeli është duke u marrë me këto aplikime. Po trajnojmë operatorët që do operojnë pajisjen e votimit elektronik”, u shpreh Celibashi.

Më tej, Celibashi siguroi se procesi i nxjerrjes së rezultatit do të jetë i shpejtë, transparent dhe nuk do të ketë probleme. Ai ftoi komisionerët të mos pengojnë punën në nxjerrjen e rezultateve apo të përpiqen ta ndryshojnë atë pasi do të kenë penalitete në bazë të Kodit të ri Zgjedhor.

“Jam i sigurt që procesi i nxjerrjes së rezultatit nuk do të ketë probleme. Komisionerët janë të ndërgjegjësuar për penalitetet. KQZ nuk do të tolerojë asnjë komisioner që do të venë në provë forcën e ligjit. Me ndryshimet e fundit në ligj ka sanksione të ashpra ndaj atyre që tentojnë të cenojnë votën e qytetarëve. Ju garantoj se do të reagojmë në mënyrën më të shpejtë. Kemi marrë masat që procesi i nxjerrjes së rezultatit të përfundojë sa më shpejt dhe të ketë një transparencë më të madhe”, shtoi Celibashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos