Vdekjet gjatë 2021, rekord historik, 15-fish më shumë nga raportimet zyrtare Covid

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 16:28 | Aktualitet

Gjatë vitit 2021 humbën jetën më shumë shqiptarë se kurdoherë më parë në së paku dekadën e fundit. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, vitin e kaluar vdiqën 30,580 vetë, shifra më e lartë e shënuar, madje duke u rritur me 10.8 për qind krahasuar me 2020-n.

Shifra e fataliteteve të raportuara nga INSTAT gjatë 2021-shit është 15 herë më e lartë nga numri i vdekjeve si pasojë e Covid-19 të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Po pse kjo diferencë e madhe mes raportimeve të dy institucioneve?

Numri i lartë i vdekjeve dhe lindshmëria në ulje bëri që shtesa natyrore e popullsie të prekë rekordin negativ në 30 vite, duke u llogaritur në minus 3.296.

Mjekët shpjegojnë se një ndër arsyet kryesore të shtimit të ndjeshëm të vdekjeve është përqendrimi te pandemia dhe anashkalimi i sëmundjeve kronike.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, Tirana ishte qarku me nivelin më të lartë të vdekshmërisë gjatë vitit 2021, ndjekur nga Fieri, Elbasani, Durrësi dhe Korça. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos